dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

PROCEDURA PËR RIVLERËSIMIN E LEJEDREJTIMIT

Rivlerësimi i lejedrejtimit bëhet në Drejtorinë Rajonale ku ka vendbanimin mbajtësi i lejedrejtimit.  

Ø Mbajtësi i lejedrejtimit plotëson kërkesën për kryerje shërbimi, model D/KSH, në DRSHTRR, dhe dorëzon,

  • dokument identifikimi dhe fotokopjen. Karta e identitetit verifikohet dhe i kthehet aplikantit;
  • vërtetimin e lejedrejtimit, lëshuar nga Arkiva;
  • certifikatë mjekësore me fotografi, me datë jo më të hershme se 6 muaj nga data e  kërkesës;

Për rivlerësimin e lejedrejtimit për arësye mjekësore, mbajtësi i lejedrejtimit duhet të dorëzoje edhe vendimin e DRSHTRR për të kaluar në vizitë mjeksore pranë komisionit mjekësor. Komisioni mjekësor vendos që mbajtësi i lejedrejtimit do t’i nënshtrohet provës së teorisë dhe/ose provës së praktikës për kategorinë e lejedrejtimit ose ta rrimarrë lejedrejtimin pa prova;

Për rivlerësimin e lejedrejtimit, për zbatim vendimi të organit kompetent, mbajtësi i lejedrejtimit duhet të dorëzoje edhe vendimin e organit kompetent.

  • mandat pagesën për regjistrim dhe hyrje në provën e teorisë (pagesa është e përbashkët për regjistrim + hyrje në provim teorie prej 1500 lekë).

Ø Nëpunësi i pranimit verifikon dokumentet e aplikantit, lëshon, sipas vendimit të komisionit mjekësor apo të organit kompetent, “LEJE”, model D/TR, ose, “AUTORIZIM”, model DD/PR, dhe njofton aplikantin për datat e provimeve. Leja ose Autorizimi është e vlefshme 30 ditë nga data e lëshimit.

Komisioni i marrjes në prova merr vendimin për rimarje, pezullim apo anullim të lejedrejtimit.