dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

PROCEDURA PËR MARRJEN E LEJEDREJTIMIT NDËRKOMBËTARE

 Lejedrejtimi ndërkombëtare lëshohet nga çdo Drejtori Rajonale, pavarësisht vendbanimit të qytetarit.

Lejedrejtimi ndërkombëtare ka vlefshmëri jo më të madhe se 2 (dy) vjet pas datës së lëshimit.

Ø Për rastet kur lejedrejtimi kombëtare ka vetëm një kategori, lejedrejtimi ndërkombëtare lëshohet me afatin e vlefshmërisë së lejedrejtimit kombëtare, por jo më shumë se 2 vjet.

Ø Për rastet kur lejedrejtimi kombëtare ka disa kategori, lejedrejtimi ndërkombëtare lëshohet sipas kërkesës së qytetarit për një ose disa kategori me kusht që afati i vlefshmërisë së lejedrejtimit ndërkombëtare të jetë i njëjtë me afatin e vlefshmërisë më të afërt të këtyre kategorive, por jo më shumë se 2 vjet.

Ø Aplikanti dorëzon,

  • dokument identifikimi dhe fotokopjen. Karta e identitetit verifikohet dhe i kthehet aplikantit;
  • lejedrejtimi kombëtare e vlefshme dhe fotokopje. Lejedrejtimi kombëtare verifikohet dhe i kthehet aplikantit;
  • fotografi me ngjyra, 1 (një) copë, me përmasa 4 x 5 cm, me pamje ballore dhe sfond pa ngjyrë;
  • mandat pagesën prej 500 lekë për pajisje me lejedrejtimi ndërkombëtare.

Qytetari pajiset me lejedrejtimi ndërkombëtare, menjëherë.

Me lëshimin e lejedrejtimi Ndërkombëtare bëhet çaktivizimi në sistem i lejedrejtimeve ndërkombëtare të lëshuara më parë.