dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

PAJISJA ME VËRTETIME PËR LEJEDREJTIMI

 Mbajtësit e lejedrejtimit mund të kërkojnë vërtetime nga Drejtoria Rajonale nën juridiksionin e së cilës ndodhet vendbanimi i tyre, si:

  •           vërtetime sipas kërkesës së institucioneve;
  •          vërtetim pajisje me lejedrejtimi për ta dorëzuar jashtë shtetit.

Aplikanti paraqet kartën e identitetit dhe bën pagesën e tarifës së shërbimit 200 lekë.

Për vërtetimet që jepen për jashtë shtetit duhet dorëzuar fotokopje e lejedrejtimit dhe fotokopje e dokumentit të identifikimit.

Nëpunësi i pranimit bën verifikimet dhe lëshon vërtetimin.

Vërtetimet sipas kërkesës së institucioneve lëshohen menjëherë, ndërsa vërtetimet për pajisje me lejedrejtimi për t’i dorëzuar jashtë shtetit lëshohen pas 6 ditëve nga data e aplikimit.