dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

SEKTORI I LIÇENCIMIT DHE ÇERTIFIKIMIT TË MJETEVE

Sektori i Liçencimit dhe Çertifikimit në Drejtorinë e Regjistrimit të Mjeteve Liçencimit dhe Çertifikimit pranë DPSHTRR, lëshon liçencë/ autorizim/ çertifikatë për të cilat kërkohen dokumentet e mëposhtme:

I. Liçencë për Transport të Mallrave me Mjete Jashtë Norme
Lëshohet vetëm për subjektet juridike, neni 15, 16, 32, udhëzimi 15, datë 27.7.2007 i azhurnuar.
Dokumentat që nevojiten janë:
  • Formulari i autodeklarimit (plotësuar dhe vulosur nga subjekti)
  • Ekstrakti i Regjistrit Tregtar për të dhënat e subjektit (QKB)
  • Leja e qarkullimit për çdo mjet (mbahet fotokopje)
  • Çertifikatë e Kontrollit Fizik të mjetit
  • Çertifikate e Kompetencës Profesionale në transportin rrugor të mallrave (mbahet fotokopje)
  • Kontratë pune me Drejtuesin Teknik (nëse është i punësuar me kohëzgjatje të paktën njëvjeçare)
  • Kontratë qiraje (kur mjeti është marrë me qira)
  • Dokumentin e kredibilitetit bankar, që vërteton gjëndje të përshtatshme financiare.
- Afati i Licencës është 5-vjeçar, pagesa është 20 000 lekë


II. Çertifikatë për transport ndërkombëtar mallrash për të tretë dhe me qira
Për secilin nga mjetet që subjekti kërkon ta pajisë me çertifikatë, për herë të parë kërkohet Licencë për Transport Rrugor Nderkombëtar Mallrash për të tretë e me qira.
Aplikimi për Liçencë bëhet pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB): (neni 6, pika 4, udhëzimi 15, datë 27.7.2007 i azhurnuar )
Dokumentat që nevojiten janë:
  • Formulari i autodeklarimit (plotësuar dhe vulosur nga subjekti)
  • Ekstrakti i Regjistrit Tregtar për të dhënat e subjektit (QKB)
  • Çertifikatë e Kompetencës Profesionale në transportin rrugor të mallrave për drejtuesin teknik të subjektit
  • Kontratë pune me Drejtuesin Teknik (nëse është i punësuar me kohëzgjatje të paktën njëvjeçare)
  • Dokumentin e kredibilitetit bankar, që vërteton gjëndje të përshtatshme financiare. (5600 euro për mjetin e parë dhe 3500 euro për çdo mjet shtesë
- Licenca është pa afat, pagesa është 30 000 lekë.
Me pajisjen me Licencë subjekti i transportit, ka të drejtë të pajis mjetet me çertifikatë brënda 60 ditëve nga data e lëshimit, duke paraqitur lejet e qarkullimit për çdo mjet (mbahet fotokopje), pasi në rast se nuk tërheq licencën, autorizimin ose çertifikatën, atëherë këtij i anulohet licenca, autorizimi ose çertifikata.

Aplikimi për përsëritjen e çertifikatës (pas përfundimit të vlefshmërisë) kërkon:
  • Formulari i autodeklarimit (plotësuar dhe vulosur nga subjekti)
  • Ekstrakti i Regjistrit Tregtar për të dhënat e subjektit (QKB)
  • Lejet e qarkullimit për çdo mjet (mbahet fotokopje)
  • Kontratë pune me Drejtuesin Teknik (nëse është i punësuar)
  • Kontratë qeraje për mjetet me qira.
  • Dokument identifikimi për aplikantin ose personin e pajisur me autorizim
- Afati i vlefshmërisë është nga 1 deri në 5 vjet.
Tarifa                                                          Afati pesë vjet
1. Çertifikatë e tërheqësit                     10000 lekë /5 vjet
2. Kamion/rimorkjo/1/2 rimorkjo      Ton/kapacitet 10 lekë/në vit


III. Çertifikatë e Kontrollit Teknik të Sigurisë për mjetet motorrike, Rimorkiot ose Gjysëmrimorkiot, ndërmjet dy ose më shumë vëndeve anëtare ECMT/CEMT
Kërkohet për çdo mjet që bën transport ndërkombëtar të mallrave.
Dokumentat që nevojiten janë:
  • Leje qarkullimi për çdo mjet(mbahet fotokopje)
  • Kontrolli teknik për çdo mjet SGS (mbahet fotokopje)
  • CEMT, euro III, IV, V, VI për mjetet motorrike lëshuar nga prodhuesi (mbahet fotokopje)
  • CEMT, për rimorkjot dhe ½ rimorkjot lëshuar nga prodhuesi ose e njëjta zyrë e DPSHTRR (mbahet fotokopje)
  • Dokument identifikimi për aplikantin ose personin e e pajisur me autorizim
- Afati është 1-vjeçar, pagesa është 1500 lekë


IV. Çertifikatë miratimi ADR për mjetet që transportojnë disa mallra të rrezikshme
Kërkohet për të gjitha mjetet që bëjnë transportin ndërkombëtar të disa mallrave të rrezikshme si dhe (vetëm brënda vendit), në zbatim të udhëzimit nr.6, datë 27.05.2015, në përputhje me Marrëveshjen Europiane “Për transportin ndërkombëtar rrugor të mallrave të rrezikshme (ADR)”.
Subjektet aplikojnë me kërkesë pranë DPSHTRR, si autoriteti përgjegjës për shqyrtimin e dokumentacionit, sipas kreut II dhe III të udhëzimit.
Dokumentat që nevojiten janë:
  • Modelin e aplikimit për çertifikatën ADR, sipas aneksit 1, të shtojcës I, për secilin mjet më vete.
  • Çertifikatë/dëshmi e pronarit ose operatorit të autorizuar sipas aneksit 2, të shtojcës I.
  • Çertifikatë e kontrollit teknik vjetor SGS, e lëshuar jo më shumë se 40 ditë para ditës së caktuar për inspektim
  • Dokumentat e çisternës, për mjetet-çisternë, sipas modelit 013, të paraqitur në aneksin 9, të shtojcës I.
  • Çertifikatën e miratimit ADR, të vitit paraardhës, nga prodhuesi, deklaratën e kombinuar të konformitetit që i bashkëlidhet formularit të aplikimit sipas aneksit
  • Çertifikata e miratimit ADR në tre kopje së bashku me dokumentacionin përcillen në qëndrën e inspektimit të zgjedhur nga subjekti, ku dërgohet dhe mjeti që do inspektohet në datën e caktuar në aneksin 1, të shtojcës I.

Qëndrat e inspektimit ADR të liçencuara nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës janë:

LICENCË NR: 001 - Zotëruesi i kësaj licence: Shoqëria “AUTO TEKNO - TEST” SHPK
LICENCE NR: 002 - Zotëruesi i kësaj licence: Shoqëria “ALMETA GMBH” SHPK
LICENCË NR: 003 - Zotëruesi i kësaj licence: Shoqëria “ORLU” SHPK
LICENCË NR: 004 - Zotëruesi i kësaj licence: Shoqëria “SHPRESA - AL” SHPK
- Afati i çertifikatës ADR për mjetet që transportojnë disa mallra të rrezikshme është 1-vjeçare nga data e lëshimit, vlera e tarifës së shërbimit të shqyrtimit të dokumentacionit nga DPSHTRR për të gjitha llojet e mjeteve është 4 000 lekë.

Pranë Drejtorive Rajonale të Transportit Rrugor subjektet pajisen me:

I. Çertifikatë për Transport Ndërkombëtar Mallrash për Llogari të Vet.
Kamionët me kapacitet transportues nën 1500 kg nuk certifikohen për veprimtarinë e transportit ndërkombëtar të mallrave për llogari të vet.
Veprimtaria e transportit ndërkombëtar të mallrave për llogari të vet ushtrohet kundrejt certifikatës. Kjo certifikatë lëshohet për subjekte fizike ose juridike.
Aplikimi bëhet me këto dokumenta: (neni 15, 16, 34 udhëzimi 15, datë 27.7.2007 i azhurnuar )
  • Formulari i autodeklarimit (plotësuar dhe vulosur nga subjekti)
  • Ekstrakti Regjistrit Tregtar për të dhënat e subjektit (QKB)
  • Lejen e Qarkullimit për çdo mjet (mbahet fotokopje)
  • Kontratë qeraje për mjetet me qira.
  • Dokument identifikimi për aplikantin ose personin e pajisur me autorizim
  • Kontolli Teknik Periodik Vjetor, SGS.
- Afati i vlefshmërisë është nga 1 deri në 5 vjet.
Tarifa                                                         Afati pesë vjet
1. Çertifikatë e tërheqësit                    10000 lekë /5 vjet
2. Kamion/rimorkjo/1/2 rimorkjo    Ton/kapacitet 100 lekë/në vit


II. Çertifikatë për Transport Mallrash të Rrezikshme Brënda Vendit.
Kamionët me kapacitet transportues nën 1500 kg nuk certifikohen për transport mallrash brënda vendit.
Veprimtaria e transportit të mallrave të rrezikshme brënda vendit për llogari të vet ushtrohet kundrejt certifikatës së mallrave të rrezikshme. Kjo certifikatë lëshohet për subjekte fizike ose juridike.
Aplikimi bëhet me këto dokumenta: (neni 15, 16, 31 udhëzimi 15, datë 27.7.2007 i azhurnuar )
  • Formulari i autodeklarimit (plotësuar dhe vulosur nga subjekti)
  • Ekstrakti Regjistrit Tregtar për të dhënat e subjektit (QKB)
  • Lejen e Qarkullimit për çdo mjet (mbahet fotokopje)
  • Kontratë qeraje për mjetet me qira.
  • Dokument identifikimi për aplikantin ose personin e pajisur me autorizim
  • Kontolli Teknik Periodik Vjetor, SGS, (mbahet fotokopje)
  • Çertifikatën e miratimit për mjetet (vetëm brenda vendit) që transportojnë disa mallra të rrezikshme ADR , (udhëzimi nr. 6, datë 27.5.2015).
  • Çertifikatën e kontrollit të pajisjes së transportueshme për mallra të rrezikshme, lëshuar nga Instituti i Enëve nën Presion (model 13)
- Afati i vlefshmërisë është nga 1 deri në 5 vjet.
Tarifa                                                             Afati pesë vjet
1. Çertifikatë e tërheqësit                        10000 lekë /5 vjet
2. Kamion/rimorkjo/1/2 rimorkjo          Ton/kapacitet 100 lekë/në vit


III. Çertifikatë për Transport Ndërkombëtar Mallrash të Rrezikshme
Kamionët me kapacitet transportues nën 1500 kg nuk certifikohen për transport mallrash brënda vendit.
Veprimtaria e transportit ndërkombëtar të mallrave të rrezikshme për llogari të vet ushtrohet kundrejt certifikatës së mallrave të rrezikshme. Kjo certifikatë lëshohet për subjekte fizike ose juridike.
Aplikimi bëhet me këto dokumenta: (neni 15, 16, 35 udhëzimi 15, datë 27.7.2007 i azhurnuar )
  • Formulari i autodeklarimit (plotësuar dhe vulosur nga subjekti)
  • Ekstrakti Regjistrit Tregtar për të dhënat e subjektit (QKB)
  • Lejen e Qarkullimit për çdo mjet (mbahet fotokopje)
  • Kontratë qeraje për mjetet me qira.
  • Dokument identifikimi për aplikantin ose personin e pajisur me autorizim
  • Kontolli Teknik Periodik Vjetor, SGS, (mbahet fotokopje)
  • Çertifikatën e miratimit për mjetet (vetëm brënda vendit) që transportojnë disa mallra të rrezikshme ADR , (udhëzimi nr. 6, date 27.5.2015).
  • Çertifikatën e kontrollit të pajisjes së transportueshme për mallra të rrezikshme, lëshuar nga Instituti i Enëve nën Presion (model 13)
- Afati i vlefshmërisë është nga 1 deri në 5 vjet.
Tarifa                                                             Afati pesë vjet
1. Çertifikatë e tërheqësit                        10000 lekë /5 vjet
2. Kamion/rimorkjo/1/2 rimorkjo         Ton/kapacitet 100 lekë/në vit


IV. Akt-vlerësimi për kushtet e komoditetit në transportin rrugor të udhëtarëve
Në zbatim të udhëzimit nr.1649, datë 16.8.1999 i azhurnuar me udhëzimin nr.14, datë 19.07.2007.
Aplikimi kërkon paraqitjen e mjetit për transport udhëtarësh pranë Drejtorive Rajonale përkatëse me dokumentat:
  • Leja e qarkullimit
  • Çertifikata e kontrollit teknik (SGS)
- Afati është 1-vjeçar, pagesa është:
980 lekë Akt-vlerësimi për kushtet e komoditetit në transportin rrugor të udhëtarëve për autoveturat 4+1 vende
1365 lekë Akt-vlerësimi për kushtet e komoditetit në transportin rrugor të udhëtarëve për autoveturat 8+1 vende
1475 lekë Akt-vlerësimi për kushtet e komoditetit në transportin rrugor të udhëtarëve për autobus
Llojet e mjeteve dhe mallrave që nuk kanë nevojë për liçensim/çertifikim

(Sipas Udhëzimit Nr.1648, date 16.08 1999 të MPPTT)
 

1. Në llojet e mjeteve me qira dhe për të tretë, për të cilat nuk kanë nevojë për liçencë, përfshihen mjetet e 

  • Sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes, të Ministrisë së Brendshme dhe të Ministrisë së Drejtësisë.
  • Kryqit të Kuq dhe ato mjete që transportojnë ndihma ushqimore e mjekësore në rastet e fatkeqësive natyrore.
  • Që transportojnë mallrat e rastit për ose nga aeroportet.
  • Transportit të kafshëve të gjalla me kamina të specializuar për këtë qëllim.
  • Që transportojnë pjesë këmbimi për mjetet e difektuara në rrugë, për anije ose për aeroplanë.
  • Që shkojnë për të zëvendësuar një mjet të difektuar në rrugë.
  • Që transportojnë objekte ose materiale për shfaqje teatrale, sportive, cirku, për regjistrime në radio, në televizion dhe për prodhime filmike.
  • Shërbimeve funerale.
  • Shërbimeve Bankare.
  • Shërbimeve komunale.
  • Transportit të ujit të pijshëm.
  • Autoriteteve lokale për mbrojtjen Civile (MCR), të policisë, zjarrfikësve, autoambulancve, avaro-shpëtueseve të minierave.
  • Urgjencës së elektrikut, ujit të pijshëm, telekomit, të aeroporteve brënda tyre.
  • Të provës nga prodhuesi, autoshkollave.
  • Pastrimit të borës dhe shpërndarjes së kripës dhe rërës në rrugë.
  • Që lëvizin të pajisur me mekanizma ngarkim-shkarkimi, trajlera ose rimorkio që nuk shërbejnë për transport mallrash por që lidhen me konstruksionin e mjeteve për mirëmbajtjen e rrugëve, rulat rrugore dhe rimorkiot e tyre.

 

2.Në llojet e mallrave për transport brënda vendit që nuk kanë nevojë për çertifikatë përfshihen: 

  • Mallrat që transportohen me mjete që përfshihen në pikën 1,  kur ato punojnë për llogari të vet.
  • Transporti mbeturinave që dalin nga pastrimi i qyteteve dhe shërbimeve të tjera publike në qytete.
  • Çimento rifuxho nga fabrika për në objektet e ndërtimit.
  • Furnizimi i njësive tregtare me vezë, peshk i freskët, perime të freskëta, qumësht e prodhime të tij, kur ato ndodhen brenda qytetit.
  • Furnizimi i farmacive ose spitaleve me barna mjekësore brenda qytetit.
  • Transporti i postës, kur mjetet janë pronë e Drejtorisë së Përgjithshme të Postave.
  • Transporti i prodhimeve nga fermat bujqësore e blegtorale për në fabrikat e përpunimit.
  • Transporti i orendive, mobiljeve dhe sendeve të tjera shtëpiake si dhe orendi e pajisje zyrash.
  • Transporti i sendeve apo lëndëve të konsumit publik si libra, pajisje shkollash, spitalesh apo qëndra shëndetësore, ose qëndra kërkimore shkencore.
  • Transporti i sendeve dhe lëndëve të forcave të armatosura.
  • Në të gjitha rastet e mësipërme, subjekti pronar i mjetit, vërteton me dokumenta zyrtare të lëshuara prej tij llojin dhe destinacionin e mallrave me përjashtim të forcave të armatosura.