dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

HUMBJA, VJEDHJA, SHKATËRRIMI OSE DËMTIMI I TARGËS/TARGAVE

Personi i interesuar pranë sporteleve të shërbimit, dorëzon këto dokumenta:

1.Kërkesë DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve.

2.Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri.Kur kërkuesi për regjistrimin e mjetit është shoqëri tregtare, dorëzohet ekstrakt QKB-së, në origjinal dhe autorizim për personin që kryen veprimet.

3.Çertifikatë e kontrollit fizik të mjetit (Ky dokument lëshohet pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit pranë ambjenteve të Drejtorive Rajonale).

4.Vërtetim denoncimi i lëshuar nga policia e shtetit (vetëm kur ka humbur një targë).

5.Vërtetim denoncimi i lëshuar nga prokuroria (vetëm kur kanë humbur të dy targat).

6.Leje qarkullimi e mjetit.

7.Çertifikatë pronësie e mjetit.

8.Targë vetëm 1 copë (vetëm kur është denoncuar humbja e targës tjetër).

9.Targat (vetëm kur janë të dëmtuara, pas konfirmimit nga kontrolli fizik i mjetit).

 

Shërbimi kryhet në mbarim të afatit prej 15 ditësh nga data e denoncimit, nëse targa/at e humbur  nuk është gjetur.