dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

HUMBJA, VJEDHJA, SHKATËRRIMI OSE DËMTIMI I LEJES SË QARKULLIMIT

Personi i interesuar pranë sporteleve të shërbimit, dorëzon këto dokumenta:

1.Kërkesë DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve .

2.Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri.Kur kërkuesi për regjistrimin e mjetit është shoqëri tregtare, dorëzohet ekstrakt QKB-së, në origjinal dhe autorizim për personin që kryen veprimet.

3.Çertifikatë e kontrollit fizik të mjetit (Ky dokument lëshohet pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit pranë ambjenteve të Drejtorive Rajonale).

4.Vërtetimi i denoncimit i lëshuar nga policia e shtetit (ky dokument nuk nevojitet kur leja e qarkullimit është vetëm e dëmtuar, mund të identifikohet dhe dorëzohet ashtu siç është).

Fillimisht do të pajiseni me leje qarkullimi provizore. Në mbarim të afati prej 30 ditësh nga data e denoncimit, nëse leja e humbur nuk është gjetur, ju duhet të paraqiteni përsëri pranë sportelit për të tërhequr lejen e re të qarkullimit.

Leja e qarkullimit konsiderohet e dëmtuar kur nuk lexohen të dhënat e mjetit, Nëse leja mund të identifikohet nëpërmjet numrit serial, në këtë rast nuk nevojitet denoncim. Nqs leja e qarkullimit nuk mund të identifikohet, detyrimisht nevojitet denoncimi pranë policisë së shtetit.