dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

NDRYSHIM I PRONËSISË MBI MJETIN.

Vendbanimi juaj, administrohet nga e njëjta Drejtori Rajonale që administronte vendbanimin e pronarit të vjetër.

Personi i interesuar pranë sporteleve të shërbimit të drejtorisë rajonale që mbulon vendbanimin e ri, dorëzon këto dokumenta:

1.Kërkesë DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve.

2.Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri kur kerkuesi për regjistrimin e mjetit është shoqëri tregetare,dorzohet ekstrakt QKB-së, në origjinal dhe autorizim për personin që kryen veprimet   

3.Dokumenti i fitimit të pronësisë së mjetit, origjinal.

4.Leje qarkullimi e mjetit.

5.Çertifikatë pronësie e mjetit.

6.Çertifikatë e kontrollit fizik të mjetit (Ky dokument lëshohet, pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit pranë ambjenteve të Drejtorive Rajonale).

7.Targat e mjetit, kur ato janë sipas sistemit të vjetër.

8.Vërtetimi RBS (lëshuar nga Regjistri i Barrëve Siguruese).


Vendbanimi juaj, administrohet nga një Drejtori Rajonale e ndryshme nga ajo që administronte vendbanimin e pronarit të vjetër.


Personi i interesuar pranë zyrës së regjistrimit të Drejtorisë Rajonale që administron vendbanimin, dorëzon këto dokumenta:

1.Kërkesë DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve ose këtu.

2.Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri.Kur kërkuesi për regjistrimin e mjetit është shoqëri tregtare, dorëzohet ekstrakt QKB-së, në origjinal dhe autorizim për personin që kryen veprimet.

3.Dokumenti i fitimit të pronësisë së mjetit, origjinal.

4.Leje qarkullimi e mjetit.

5.Çertifikatë pronësie e mjetit.

6.Çertifikatë e kontrollit fizik të mjetit (Ky dokument lëshohet pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit pranë ambjenteve të Drejtorive Rajonale).

7.Targat mjetit në se janë të modelit të vjetër.

8.Vërtetimi RBS (lëshuar nga Regjistri i Barrëve Siguruese).
 

Dokumentat e pikave 2 deri 5 , pasi të fotokopjohen nga punonjësit e shërbimit, do t’ju kthehen përsëri së bashku me një faturë shërbimi. Këto do të shërbejnë për të qarkulluar deri në momentin e transferimit të dosjes së mjetit.
Në momentin e ardhjes së dosjes së mjetit tuaj, të gjithë dokumentat e lartëpërmendur, si dhe targat e mjetit (vetëm kur janë sipas sistemit të vjetër) dorëzohen pranë sportelit, për t’u pajisur me targat dhe dokumentacionin e ri.