dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

NDRYSHIMI I GJENERALITETEVE TË PRONARIT TË MJETIT

Personi i interesuar për ndryshimin e gjeneraliteteve, pranë sporteleve të shërbimit dorëzon këto dokumente:

1.Kërkesë DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve.

2.Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri.

Kur kërkuesi për regjistrimin e mjetit është shoqëri tregtare, dorëzohet ekstrakt QKB-së, në origjinal dhe autorizim për personin që kryen veprimet.

3.Çertifikatë kontrolli fizik të mjetit (Ky dokument lëshohet pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit pranë ambjenteve të Drejtorive Rajonale).

4.Leje qarkullimi e mjetit

5.Çertifikatë pronësie e mjetit.