dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

NDRYSHIMI I VENDBANIMIT TË PRONARIT TË MJETIT.

Adresa e re ndodhet në të njëjtin rreth me adresën e vjetër.
Personi i interesuar pranë sporteleve të shërbimit duhet të dorëzoni këto dokumenta;

  1. Kërkesën, model DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve ose këtu.
  2. Kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësit e shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për regjistrimin e mjetit është shoqëri tregtare dorëzohet ekstrakt i QKB-së, në origjinal dhe autorizimin për personin që kryen veprimet
  3. Çertifikatë e kontrollit fizik të mjetit (Ky dokument lëshohet pas kryrjes së kontrollit fizik të mjetit pranë ambjenteve të Drejtorive Rajonale)
  4. Lejen e qarkullimit të mjetit
  5. Çertifikatën e pronësisë së mjetit.

Adresa e re ndodhet në një rreth tjetër të ndryshëm nga ai i mëparshmi, por brenda të njëjtës prefekturë. 

  Personi i interesuar pranë sporteleve të shërbimit duhet të dorëzoni këto dokumenta;

  1. Kërkesën, model DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve ose këtu.
  2. Kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësit e shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për regjistrimin e mjetit është shoqëri tregtare, në vend të dokumentit sipas pikes 2, dorëzohet ekstrakt i QKB-së, në origjinal dhe autorizimin pèr personin qè kryen veprimet
  3. Lejen e qarkullimit të mjetit.
  4. Çertifikatën e pronësisë së mjetit.
  5. Targat e mjetit, vetëm kur ato janë sipas sistemit të vjetër.
  6. Çertifikatën e kontrollit fizik të mjetit. (Ky dokument lëshohet, pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit, i cili bëhet pranë ambjenteve të Drejtorive Rajonale)

Adresa e re, ndodhet në një rreth tjetër të ndryshëm nga ai i mëparshmi, por jo në të njejtën prefekturë me të mëparshmen. 
Në këtë rast, pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorisë Rajonale që mbulon vendbanimin e ri, duhet të dorëzoni këto dokumenta;

  1. Kërkesën, model DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve ose këtu.
  2. Kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësit e shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për regjistrimin e mjetit është shoqëri tregtare dorëzohet ekstrakt i QKB-së, në origjinal dhe autorizimin për personin që kryen veprimet
  3. Lejen e qarkullimit të mjetit. (Pasi fotokopjohet nga punonjësit e shërbimit, leja ju kthehet përsëri. Leja dorëzohet përfundimisht në momentin kur dosja e mjetit tuaj vjen nga Drejtoria Rajonale e mëparshme)
  4. Çertifikatën e pronësisë së mjetit. (Pasi fotokopjohet nga punonjësit e shërbimit, çertifikata ju kthehet përsëri. Çertifikata dorëzohet përfundimisht në momentin kur dosja e mjetit tuaj vjen nga Drejtoria Rajonale e mëparshme)
  5. Çertifikatën e kontrollit fizik të mjetit. (Ky dokument lëshohet, pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit, i cili bëhet pranë ambjenteve të Drejtorive Rajonale).
  6. Targat e mjetit,  vetëm kur ato janë sipas sistemit të vjetër. (te cilat  dorëzohen në momentin kur dosja e mjetit tuaj vjen nga Drejtoria Rajonale e mëparshme).