dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

ÇREGJISTRIMI I PËRKOHSHËM DHE I PËRHERSHËM I MJETIT.

Çregjistrim i Përkohshëm i mjetit (heqje e përkohshme nga qarkullimi)

Personi i interesuar për çregjistrim të përkohshëm të mjetit (heqje e përkohshme nga qarkullimi), pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorisë Rajonale që administron vendbanimin, dorëzon këto dokumenta:

1.KërkesëDRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve 

2.Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, kthehet përsëri.Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është shoqëri tregtare, dorëzohet ekstrakt QKB-së, në origjinal dhe autorizim për personin që kryen veprimet.

3.Leje qarkullimi e mjetit.

4.Targat e mjetit.

Ne rast humbje ose vjedhje te dokumentave  dhe/ose targave duhet denoncimi nga policia shtetit.


Çregjistrim i përhershëm i mjetin (heqje e përhershme nga qarkullimi)

Personi i interesuar për çregjistrim të përhershëm të mjetit (heqje e përhershme nga qarkullimi), pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorisë Rajonale që administron vendbanimin, dorëzon këto dokumenta:

1.Kërkesë DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve

2.Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, kthehet përsëri. Kur kërkuesi për regjistrimin e mjetit është shoqëri tregtare, dorëzohet ekstrakt QKB-së, në origjinal dhe autorizim për personin që kryen veprimet.

3.Leje qarkullimi e mjetit.

4.Çertifikatë pronësie e mjetit.

5.Targat e mjetit.

6.Vërtetimi RBS (lëshuar nga Regjistri i Barrëve Siguruese).

Ne rast humbje ose vjedhje të dokumentave  dhe/ose targave duhet denoncimi nga policia shtetit.


Çregjistrim i përhershëm i mjetit për eksport (heqje e përhershme nga qarkullimi në Shqipëri për tu eksportuar në shtete të tjera)

Personi i interesuar për çregjistrim të përhershëm të mjetit për eksport (heqje e përhershme nga qarkullimi në Shqipëri për tu eksportuar në shtete të tjera), pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorisë Rajonale që administron vendbanimin, dorëzon këto dokumenta:

1.Kërkesë DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve 

2.Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, kthehet përsëri.Kur kërkuesi për regjistrimin e mjetit është shoqëri tregtare, dorëzohet ekstrakt QKB-së, në origjinal dhe autorizim për personin që kryen veprimet.

3.Leje qarkullimi e mjetit.

4.Çertifikatë pronësie e mjetit.

5.Targat e mjetit.

6.Vërtetim RBS (lëshuar nga Regjistri i Barrëve Siguruese).

Mjeti pajiset me targa provizore për eksport, leje qarkullimi provizore me afat vlefshërie 30 ditë dhe çertifikatë pronësie me shënimin “për eksport”.