dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

MJET I IMPORTUAR I PËRDORUR I BLERË JASHTË SHTETIT

 

Personi i interesuar për të regjistruar një mjet të përdorur, të blerë në Shqipëri, duhet të paraqitet pranë sporteleve të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor që mbulon vendbanimin e tij dhe  duhet të dorëzoj këto dokumenta:

 

1. Kërkesën,DRM 45, e cila plotësohet pranë sporteleve .

2. Kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësit e shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për regjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik që me ligj regjistrohet në QKB,i QKB-së, verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet drejtëpërdrejtë në sportel nga nënpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim.

3. Certifikatën e kontrollit fizik të mjetit. (Ky dokument lëshohet, pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit, i cili bëhet pranë ambjenteve të Drejtorive Rajonale)

4. Dokumentin shoqërues, prejardhës, me treguesit teknike të mjetit, në origjinal.

5. Dokumentin e zhdoganimit (DAV) të lëshuar nga Dogana Shqiptare, në

6. Dokumentin ose dokumentat e fitimit të pronësisë, me njërën nga format që parashikon Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë

7. Kontratë sigurimi të detyrueshëm (Policia e sigurimit TPL).

 

Shënim: Të gjithë dokumentat në gjuhë të huaj duhet të jenë të përkthyera në shqip dhe të noterizuara.
Nëse personi që paraqitet në sportel nuk është pronar i mjetit, veç dokumentave të mësipërme duhet të dorëzoj edhe prokurën e posaçme për kryerjen e veprimeve në emër të pronarit të mjetit.