dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

MJET I IMPORTUAR I PËRDORUR I BLERË NË SHQIPËRI

Personi i interesuar për të regjistruar një mjet të përdorur, të blerë në Shqipëri, duhet të paraqitet pranë sporteleve të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor që mbulon vendbanimin e tij dhe duhet të dorëzoj këto dokumenta:

 

1. Kërkesën,DRM 45, e cila plotësohet pranë sporteleve ose këtu.

2. Kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësit e shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për regjistrimin e mjetit është shoqëri tregtare, dorëzohet ekstraktQKB-së, në origjinal dhe autorizmin per personin qe kryhen veprimet.

3. Certifikatën e kontrollit fizik të mjetit. (Ky dokument lëshohet, pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit pranë ambjenteve të Drejtorive Rajonale).

4. Dokumenti shoqërues, prejardhës, me treguesit teknik të mjetit, në origjinal.

5. Dokumenti i(DAV) të lëshuar nga Dogana Shqiptare, në origjinal.

6. Dokumentin ose dokumentat e fitimit të pronësisë, me njërën nga format që parashikon Kodi Civil i Republikes së Shqipërisë.

7. Kontrata e sigurimit të detyrushëm (Policia e sigurimit TPL)

8. Vërtetim RBS (lëshuar nga Regjistri i Barrëve Siguruese).

 

Shënim: Të gjithë dokumentat në gjuhë të huaj duhet të jenë të përkthyera në shqip dhe të noterizuara.
Nëse personi që paraqitet në sportel nuk është pronar i mjetit, veç dokumentave të mësipërme duhet të dorëzoj edhe prokurën e posaçme për kryerjen e veprimeve në emër të pronarit të mjetit.