dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

MJET I IMPORTUAR I RI (0 Km) I BLERË NË SHQIPËRI

Personi i interesuar për të regjistruar një mjet të RI, (me 0 Km) të blerë në Shqipëri, duhet të paraqiteni pranë sporteleve të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor që mbulon vendbanimin tuaj dhe duhet të dorëzoni këto dokumenta;

  1. Kërkesë model DRM45, e cila plotësohet pranë sporteleve ose këtu
  2. Kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësit e shërbimit, ju kthehet përseri. Kur kërkuesi për regjistrimin e mjetit është shoqëri tregtare, dorëzohet ekstrakt i QKB-së, në origjinal dhe autorizim per personin qe kryen veprimet.
  3. Çertifikatën e kontrollit fizik të mjetit. (Ky dokument lëshohet, pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit pranë ambjenteve të Drejtorive Rajonale).
  4. Dokumenti teknik i origjinës së mjetit, të lëshuar nga prodhuesi  në origjinal.
  5. Dokumenti i zhdoganimit (DAV) të lëshuar nga Dogana Shqiptare, në origjinal.
  6. Dokumenti i fitimit të pronësisë, me njërën nga format që parashikon Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë

  7. Kontratë  sigurimit te detyrueshëm(Policia e sigurimit TPL)
  8. Vertetim RBS (lëshuar nga Regjistri i Barrëve Siguruese).

Shënim: Të gjithë dokumentat në gjuhë të huaj duhet të jenë të përkthyer në shqip dhe të noterizuar.
Nëse personi që paraqitet në sportel nuk është pronar i mjetit, veç dokumentave të mësipërm duhet të dorëzohet edhe prokura e posaçme për kryerjen e veprimeve në emër të pronarit të mjetit.