dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Dokumentat që kontrollon

  

Kontrolli shtetëror i specializuar i transportit rrugor gjatë ushtrimit të kësaj veprimtarie verifikon pajisjen me dokumenta të transportuesit dhe çdo subjekti tjetër objekt kontrolli, si dhe veprimtarinë që subjekti kryen nëpërmjet kontrollit të:

  1.  Lejes së qarkullimit të mjetit
  2. Çertifikatës së Kontrollit Tteknik të mjetit
  3. Taksave të regjistrimit dhe qarkullimit të mjeteve.
  4. Lejes së drejtimit të drejtuesit të mjetit dhe përputhja e saj me kategorinë e mjetit
  5. Dëshmisë së taksistit.
  6. Çertifikatës A.D.R. për drejtuesit e mjeteve që transportojnë mallra të rrezikshme.
  7. Çertifikatës A.D.R. për mjetet që transportojnë mallra të rrezikshme.
  8. Çertifikatës së aftësive profesionale. Ç.A.P.
  9. Liçencës
  10. Çertifikatës së transportit.
  11. Autorizimit.
  12. Lejes së operimit.
  13. Dokumentit të udhëtimit për taksitë që udhëtojnë me pasagjer me një grup të pronotuar/rezervuar.
  14. Dokumentit të udhëtimit për shërbimet e rastit në transportin brënda vendit të udhëtarëve.
  15. Dokumentit të udhëtimit për shërbimet e rastit në transportin nderkombëtar të udhëtarëve.
  16. Destinacionit të përdorimit të mjetit në përputhje me lejen e lëshuar nga organet përkatëse dhe përdorimin e mjeteve origjinale të prodhuara për destinacionin e lejuar si dhe atyre që kanë kryer ndërhyrje konstruktive të kundraligjshme. 
  17. Të mjeteve që kryejnë shërbim taksi pa liçensë, që krijojnë stacione jashtë territorit administrativ të organit liçensues, që krijojnë stacione në ato të linjave të rregullta të transportit të udhëtarëve si dhe për rastet e transportit të udhëtarëve në kthim, jashtë  territorit të vet administrativ.
  18. Rregulloren e udhëtimit për transportin e udhëtarëve me autobus.
  19. Aktit të vlerësimit të kushteve të komoditetit të mjeteve të transportit të udhëtarëve.
  20. Taksimetrit
  21. Tahografit
  22. Fletëve të udhëtimit për autobusa e kamiona dhe/apo polic-ngarkesën.
  23. Marrjen e udhëtarëve dhe bagazheve brenda kapacitetit të përcaktuar në lejen e qarkullimit dhe pajisjen e tyre me bileta, duke respektuar çmimet dhe tarifat e miratuara për to.
  24. Prerjes së biletës së udhëtarëve në agjensi apo nga fatorino që shoqëron mjetin
  25. Pajisjen e bagazhit me nr. matrikulli, që ka bileta për bagazhin
  26. Oraret e nisjes, vendnisjet dhe vendndalimet (stacionet) e mjeteve të transportit publik të udhëtarëve, sipas grafikut të lëvizjes dhe akteve e dokumentacionit që i ka përcaktuar ato.
  27. Vendosjes në mjetet e transportit të udhëtarëve qytetës, rrethqytetës, ndërqytetës, ndërkombëtar, etj, përveç shërbimit taksi, të tabelës së destinacionit të udhëtimit.
  28. Respektimi i kërkesave ligjore për kushtet e komoditetit dhe paraqitjes estetike të ambjenteve të brendshme të mjetit.
  29. Kryerjes së transportit të udhëtarëve në linjat ndërkombëtare me dy shoferë.
  30. Listës numerike, emërore të udhëtarëve dhe destinacionit të tyre për linjat interurbane dhe ndërkombëtare.
  31. Dërgimit të udhëtarëve deri në destinacionin e fundit nga shoqëriasi dhe marrjes së masave për zëvendësimin e mjetit në rast kur ai pëson defekt, avari, qoftë dhe për arsye madhore, etj.
  32. Pajisjes së mjetit taksi me targa të verdha, me ngjyrën dhe përshkrimet përkatëse të miratuara nga bashkia, me sinjalin me dritë me shkrimin taksi.
  33. Gjithë veprimtarinë dhe funksionimin e agjensive të transportit rrugor dhe dokumentacionin respektiv të tyre.
  34. Faturës së mallit ( origjinën dhe vendmberritjen ).
  35. Përmasave të ngarkesës dhe gabariteve të saj.
  36. Peshës së përgjithshme dhe peshës për aks, duke iu referuar faturave apo instrumentave të miratuar të matjes së peshës, etj.
  37. Të pajisjes së mjetit me kompletin e ndihmës së shpejtë dhe mjeteve të mbrojtjes nga zjarri.
  38. Lejes së qarkullimit të mjetit, pronë e autoshkollës, destinacioni autoshkollë.
  39. Autorizimit për mjetin autoshkollë.
  40. Siguracionin e mjetit autoshkollë.
  41. Kontratën e punës të instruktorit me autoshkollën.
  42. Dëshmin e Aftësisë  Profesionale të Instruktorit.
  43. Autorizimin e kandidatit për drejtues mjeti.
  44. Tabelen autoshkollë.
  45. Çdo dokument apo veprimtari tjetër, që me aktet e reja ligjore dhe nënligjore do të jenë objekt i kontrollit shtetëror të specializuar të transportit rrugor”.