dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Drejtor, Drejtoria e Administrimit dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë DPSHTRR

 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, shpall për konkurim një vend të lirë në pozicionin e punës  “Drejtor”, Drejtoria e Administrimit dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë DPSHTRR.

 

Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret si vijon:

 

Kritere të përgjithshme:

  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të kenë kryer specializime e kualifikime të ndryshme që lidhen me vendin e punës;
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe kërkuese për realizimin e detyrave në DPSHTRR;
  4. Të mos jenë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna;
  5. Të mos kenë lidhje familjare (bashkëshort, bashkëjetues, bir, bij dhe fëmijët e tyre), gjinie (prindër, motër e vëlla dhe fëmijët e tyre, emtë a ungj) apo krushqie (prind, fëmijë, vëlla, motër, bashkëshort dhe bashkëshort/bashkëjetues i fëmijëve) me punonjës ekzistues brenda DPSHTRR-së;
  6. Të kenë njohuri drejtshkrimore në gjuhën shqipe;
  7. Të njoh një gjuhë të huaj të BE-së.

Kritere specifike:

  1. Të jenë shtetas shqiptarë;
  2. Të kenë mbaruar Nivelin e dytë “Master” në profilin inxhinieri Elektronike/Informatikë. Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  3. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për kryerjen e një vepre penale;
  4. Të ketë një përvojë pune jo më pak se 5 (pesë) vjet në administratën publike;
  5. Përparësi kanë kandidatët që paraqesin referenca pozitive nga punëdhënësit e mëparshëm;

Paga për këtë pozicion është: paga bazë 100.500 lekë + paga e grupit 14.000 lekë + 5% mbi pagën bazë  

 

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: 

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrim (CV) me foto personale, në përputhje me dokumentin tip që mund ta shkarkoni Model CV;
  3. Diplomë të Nivelit të dytë “Master” dhe list notash, diplomë “Bachelor” dhe list notash (fotokopje të noterizuara). Për diplomat e lëshuara jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njehsimi nga Ministria përgjegjëse për arsminin;
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 
  5. Rekomandim nga qendra/t e mëparshme e punës rreth aftësive menaxhuese;
  6. Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me vendin e punës;
  7. Dëshmi e gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) dhe mjeksore (kartë shëndeti + librezë shëndetsore);
  8. Dokument identifikimi vetjak (fotokopje pasaportë/letërnjoftimi ID);
  9. Listë përmbledhëse e dokumentave të dorëzuara nga aplikanti;
  10. Çdo dokument tjetër që vërteton kërkesat e mësipërme.

Shënim:

  • Aplikantët duhet të dorëzojnë pranë DPSHTRR dokumentacionin e mësipërm deri më datë 15.11.2017, ora 15:00.
  • Intervista me aplikantët do të zhvillohet më datë 20.11.2017 ora 10:00.
  • Aplikantët e përzgjedhur do të njoftohen me email nga komisionit ad-hoc, brenda datës 30.11.2017.
  • Aplikantët mund të aplikojnë vetëm për një pozicion pune.
  • Për informacion të mëtejshëm mund t’i drejtoheni Drejtorisë për Administratën dhe Shërbimet Mbështetëse pranë DPSHTRR-së.